Një lajmërim vjen për qytetarët e Durrësit ata do të duhet që të marrin masa për 2 ditët e ardhshme për shkak se do të ketë ndërprerje të ujit.
Shkak për këtë ndërprerje është bërë një defekt në transformatorin kryesor të tensionit 35/20 kv.
Për pasojë gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.
NJOFTIMI I OSHEE:
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës njofton abonentët se mund të ketë problem në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, i shkaktuar nga moti i keq dhe shkarkimet e shumta, në zonën e Fushë Milotit.
Për shkak të këtyre shkarkimeve, transformatori kryesor i tensionit 35/20 kv është dëmtuar dhe i gjithë stacioni është jashtë kushteve të punës.
Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur.
Si pasojë e situatës emergjente, gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e krijuar.