COVID-19/ MSH: 81 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik  bilancin e virusit covid-19 në vendin tonë ku raportohet se nga 667 testime të kryera rezultojnë 81 qytetarë të infektuar, në vendin tonë sot është raportuar një humbje jete e një shtetasi 77-vjeç nga Kavaja.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 667 testime, 81 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 115 të shëruar në 24 orët e fundit

17 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 81 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Dimal, nga 3 qytetarë në Kamëz, Himarë, Sarandë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Patos, Mallakastër, Vlorë, Korçë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë, Kurbin, Durrës, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Lushnje, Delvinë, Gjirokastër, Pogradec.

Janë 1,043 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kavaja 77 vjeç

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,764 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 81

Të shëruar në 24 orë 115

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 667

Testime totale 1,974,369

Raste pozitive 330,394

Raste të shëruara 325,764

Raste Aktive 1,043

Humbje jete 3,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 467

Shkodër 124

Elbasan 90

Fier 87

Vlorë 62

Durrës 61

Korçë 39

Berat 39

Gjirokastër 31

Dibër 22

Lezhë 17

Kukës 4

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *