Në njësinë Administrative Fan në Klos rrethi Mirditë dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. ka qëlluar me armë zjarri.
Autori i identifikuar si Klodian Gjoka është arratisur dhe dy ekipe të FNSH-së janë në ndjekje të tij, ndërsa shtetasi Pashk Prenga është shoqëruar nga Policia për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë, dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.