Sulmohen me thikë nga personi që do të arrestonin tre efektivë të policisë në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orë 17:00 në lagjen Dardania në Prizren ku mësohet se tre pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës janë plagosur me thikë.

Burime për media bëjnë mer dije se njëri nga zyrtarët policorë ka marrë lëndime më të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

U mësua se patrulla e Policisë është sulmuar nga një person, të cilin kishin shkuar ta arrestojnë. Ai ishte përfshirë në një konflikt me familjarët e tij.

Këta të fundit kërkuan ndihmën e policisë. Në momentin që efektivët u futën në banesë u sulmuan nga i ri që kishte një thikë të madhe në dorë.

Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë ilaçet, pasi është me të meta psikike dhe merr trajtim të herë pas hershëm. Ka ardhë patrulla e Policisë dhe kanë tentu që me e bë të mundshme marrjen e injeksioneve, por i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore. Ata kanë thirrë NJRSH dhe pasi që kanë ardhë NJRSH, edhe ata i ka sulmuar me thikë dhe tre prej zyrtarëve të NJRSH-së, janë lënduar. Të tretë janë jashtë rrezikut për jetë, por njëri nga ta ka lëndime pak më të rënda dhe është dërgu për Prishtinë në QKUK, njëri është në spital në Prizren dhe njëri është liruar për në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe është në stacion policor. Jemi në koordinim me prokurorin për procedura tjera,”- shkruan Gazeta  Sinjali.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *