Tre efektivë policie në Prizren janë sulmuar me thikë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në një familje në Kosovë, të cilët kishin kërkuar ndihmë nga policia pasi familjari i tyre, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, refuzonte të merrte mjekimin
Togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi, deklaroi një prej policëve ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar për marrjen e ndihmës së specializuar në spitalin e Prishtinës, ndërkohë që dy të tjerët po trajtohen në spitalin e Prizrenit.
“Pak para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, një familje ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak se djali i tyre, nuk ka pranuar që të marrë ilaçet, pasi është me të meta psikike dhe merr trajtim të herë pas hershëm. Pasi patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje, kanë tentuar që me e bë të mundshme marrjen e injeksioneve, por i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore. Ata kanë thirrë Njësinë e Reagimit të Shpejtë dhe pasi që kanë shkuar i dyshuari i ka sulmuar me thikë dhe tre prej zyrtarëve të njësisë janë lënduar”, deklaroi Bytyqi.