Aleksis Tsipras, kryetari i partisë opozitare Syriza-s ka prezantuar planin e tij politik duke e cilësuar si të domosdoshëm për “rifillimin” dhe “rigjenerimin” kombëtar me sloganin qendror “Për të rikthyer drejtësinë”.
Teksa parashtroi 6 pikave kryesore të asaj që plani parashikon gjatë fjalimit tradicional të partisë më të madhe të opozitare në panairin e Selanikut, ai foli dhe për riformimin e integrimin social të emigrantëve.
“Integrimi social i emigrantëve është një shtyllë e nevojshme për të përballuar krizën demografike në të gjithë botën perëndimore. Duhet të bëhet edhe në vendin tonë në bazë të një plani”, u shpreh Tsipras.
Tsipras tha se në se do të vijë në fuqi partia e tij, do të ndryshojë procesin e marrjes së nënshtetësisë.
“Do të vendosim natyralizimin, me një proces duke marrë jo çdo kënd në intervistë, por me një përzgjedhje të rastësishme, ata persona që vërtetojnë me dokumenta të ligjshme se kanë 25 vjet qëndrim në Greqi dhe ata që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe këta fëmijë, në bazë të ligjit, kanë marrë nënshtetësinë greke”, tha lideri i partisë Syriza.
6 pikat kryesore ku Syriza do të orientohet
1-Kriza e Energjisë
2-Të ardhurat dhe taksat
3- Sigurimet Shoqërore, Sigurimet Shoqërore, Arsimi, Personat me Aftësi të Kufizuara
4-Pagat e administratës
5- Prodhimi, bujqësia, industria, bizneset
6- Demografia, Drejtësia, Demokracia.