Moti i keq/ Reshjet shkatërruan edhe urat, bilanci i dëmeve një ditë pas përmbytjeve në Tropojë

Moti i keq ka shkaktuar trazira në veri të vendit.

Ndonëse reshjet e shiut në Tropojë janë ndërprerë, dëmet e shkaktuara nga rrebeshet e një ditë më parë kanë lënë pas dëme të mëdha në infrastrukturë, bujqësi e blegtori.

Njësitë administrative më të prekura janë: Bytyç, Bujan, Llugaj e Fierzë.

Disa ura dolën jashtë funksionit për shkak të gërryerjes së argjinaturave dhe pjesëve anësore të tyre, ndërsa toka bujqësore me te mbjella e bagëti të ngordhura janë disa nga bilancet që ka lënë pas kjo situatë e pazakontë. Banorët e këtyre fshatrave thonë se një situatë nuk mbahet mend nga brezat.

Ditën e sotme në Tropojë kanë mbërritur mjetet e batalionit te Xhenios nga forcat e armatosura dhe ato të emergjencave civile, të cilët kanë nisur menjëherë punën në terren për të rivendosur situatën në ato zona ku është më problematike.

Kryetari i Bashkisë Rexh Byberaj, thotë se të hënën mund te ketë  një verifikim të saktë të dëmeve të shkaktuara nga ky mot i keq.

Situata e motit në Tropojë u përkeqësua mbrëmjen e së premtes, ndërsa gjatë natës dhe orëve të para të së shtunës u shkaktuan edhe dëmet në fshatrat e tre njësive administrative.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *