U morën me qira në Gjermani dhe u denoncuan të vjedhura: Si u trafikuan 7 mjetet luksoze në Shqipëri; zbardhet skema

Është zbardhur skema e trafikimit të 7 mjeteve luksoze në Shqipëri të cilat u sekuestruan nga policia në kuadër të operacionit ‘Luxury’.

Bëhet me dije se këto mjete merreshin me qira në vendet e BE, kryesisht në Gjermani nga shtetas kosovar e maqedonas. Mjetet vinin nga Morina dhe Qafë-Thana. Çaktivizonin GPS dhe sapo kalonim kufirin duke hyrë në tokën shqiptare i deklaronim të vjedhura.

Këto mjete më pas kalonin në procesin e falsifikimit të shasisë ku numri 9 bëhej 8 dhe 0 bëhej 6 në të shumtën e rasteve ose ndryshohej një deri në 2 gërma. Me kontratë shitblerje mjetet shiteshin pasi ishin targuar për një çmim 30 deri në 40 % më pak se vlera reale.

Të proceduar penalisht nga policia kriminale dhe sektori trafiqeve janë edhe blerësit e mjeteve pasi rezulton se ishin ne dijeni se mjetet kishin probleme dhe s’mund të dilnin jashtë shtetit. Mjetet e sekuestruara do t’i kthehen kompanive të cilat i kanë dhënë me qira dhe i kanë denoncuar të vjedhura.

Gjatë operacionit ‘Luxury’ policia arrestoi shtetasin Klaudio Begaj për të cilin ka hetuar në lidhje me modifikimet e shasisë. Operacioni vazhdon e sipas policisë kjo skemë rezulton se përdoret prej 5 vitesh dhe në Shqipëri dyshohet të jenë futur mbi 200 mjete luksoze. Disa muaj më parë është zhvilluar një operacion i ngjashëm. Aktualisht në gjykatën Penale Tiranë po zhvillohet masa e sigurisë për Klaudio Begaj, 52 vjeç./Report Tv

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *