Shqiptari dhunon gruan në Greqi: Nuk kishte bërë punët

Një ngjarje anormale raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një shqiptar 40 vjeç, është arrestuar pasi dhunoi gruan e tij. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë punët e shtëpisë, pasi bashkëshortja nuk i kishte bërë ato.

Sipas mediave greke, dhuna në familje ka ndodhur më 16 shtator në Volos. Ishte fqinji i tij personi që njoftoi menjëherë Policinë sapo dëgjoi thirrjet për ndihmë të gruas.

Në momentin kur Policia mbërriti në shtëpi, bashkëshortja e tij është ankuar se i shoqi ka ardhur në shtëpi i dehur, i ka bërtitur dhe më pas e ka rrahur. Raportohet se ai e goditi me grusht dhe më pas e kapi nga krahu dhe u përpoq t’i thyente kyçin e dorës. Prej shumë vitesh është viktimë e dhunës në familje, por siç ka përmendur, i pranon këto sjellje dhe nuk flet dhe as nuk e kishte denoncuar më parë të shoqin. Mirëpo pardje ajo u frikësua shumë dhe u largua menjëherë nga shtëpia duke marrë me vete fëmijën e tyre.

Por, 40-vjeçari, i paidentifikuar për mediat greke, tha se ka pasur vetëm një moment tensioni sepse gruaja e tij nuk e kishte pastruar shtëpinë. Tashmë ai është arrestuar për dhunë në familje dhe do të dalë para Gjykatës për t’u njohur me dënimin e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *