Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tepelenë pasditen e sotme.
Raportohet se një tërmet me magnitudë 4 ballë është rregjistruar Jug të Tepelenës në afërsi të fshatit Zhulat.
Nuk dihet ende nëse nga ky tërmet janë shkaktuar dëme materiale.
Njoftimi:
Sot në datën 18/09/2022, ora 15:54 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një tërmet të madhësisë M3.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 14.6 km.
Epiqendra është lokalizuar 15 km në Jug të Tepelenes, afër fshatit Zhulat.
Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 4 ballë sipas shkallës MSK-64.
Nuk kemi njoftime për dëme.
Departamenti Sizmologjisë
Instituti i Gjeoshkencave