Skandali, përdhunohet i mituri, policia nuk kap abuzuesin, Erin 18 vjeç!

Një akt i rëndë abuzimi seksual bëhet me dije që është shënuar në Cërrik! Një i mitur ka dëshmuar live në “Shqipëria live” historinë e abuzimit çnjerëzor me të nga një person që sipas tij duhet të jetë i moshës 18-vjeçari.

Djali i abuzuar është vetëm 13 vjeç, i cili ka treguar se ka qenë duke lypur në rrugë kur është rrëmbyer nga 18-vjeçari dhe është dërguar në varreza. Atje është abuzuar me të dhe madje përdhunuesi mësohet se nuk është kapur ende nga policia. I mituri ka dëshmuar se ka frikë të dalë në rrugë ndërsa ka treguar edhe momentin se si u përball me agresorin përdhunues në rrugë ditën e ngjarjes.

“Më kapi Eri, i thashë mamit. Mami nuk reagoi. Pas 5, 6 ditësh, i thashë babit. Bashkë ikëm në polici”.

13-vjeçari ka treguar se ndërsa po lypte në rrugë, një djalë me emrin Eri, i cili është banor i zonës, e ka ndjekur dhe e ka detyruar nëpërmjet kërcënimeve që ta çonte në shtëpinë e tij.

“Isha një ditë në Cërrik, po lypja. Më pa një djalë dhe më ndoqi me vrap. Ika për shtëpi, ai qëlloi aty dhe tha hajde ikim këtej. Nuk kishte njerëz të tjerë. Kërkova ndihmë, por nuk erdhi njeri. Pastaj, tha hajde ikim për shtëpi, por mos i thuaj askujt se do të vras”.

Vetë i ati rrëfen se Eri është një banor i zonës, 18 vjeç, i cili ka kërcënuar djalin që të mos tregonte. “Një natë nuk erdhi në shtëpi. E kërkuam dhe nuk e dinim nga ishte. Më tha pas 5-6 ditësh, që Eri e kishte kërcënuar se do ta vriste. Atë natë e kishte çuar në varreza dhe djali ishte trembur shumë. Tani ka probleme. Nuk shkon në shkollë, ka frikë të dalë jashtë, askush nuk më ka ofruar ndihmë”– tregon i ati, identiteti i të cilët u mbajt i fshehtë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *