Më 20 korrik 1973, 32-vjeçari Brus Li, ishte një nga mjeshtrat më të respektuar të arteve marciale në botë, një student i avancuar i filozofisë, dhe një aktor karizmatik. Filmi i tij i ardhshëm “Ardhja e Dragoit” dilte në kinema pas një muajit.
Ajo ishte edhe dita e fundit në këtë jetë për Brus Li. Pasi përfundoi autopsia dhe hetimin paraprak, shkaku zyrtar i vdekjes ishte një edemë cerebrale akute. Megjithatë, vdekja e tij dëshmoi të ishte vazhdimisht një mister i qëndrueshëm, me spekulime të forta rreth fundit të tij të papritur.
Li Chun-Fan (Brus Li), lindi në San Francisko të SHBA-së, ndërsa prindërit e tij, lindur dhe rritur në Hong Kong, po vizitonin Shtetet e Bashkuara na kuadër të një shfaqje operistike. Familja u rikthye në Hong Kong, dhe Brus Li shprehej se kujtimet e tij të para të fëmijërisë ishin të pushtimin japonez.
Ai filloi të stërvitej në artet marciale që në adoleshencë, dhe u zhvendos në SHBA në moshën 18 vjeçare. Ai studioi filozofi në univesitet, duke mësuar artet marciale, dhe njëherazi duke ndjekur karrierën si aktor. Li u bë i famshëm për leksionet e tij private në artet marciale, teksa po ndërtonte hap pas hapi karrierën e tij të dukshme në filmat aksion.
Ai u dha mësim Stiv Mekuinit, Xhejms Kobërn, Karim Abdyl Xhabar, ndërsa bashkëpunonte në filma me aktorin e mirënjohur Çuk Norris. Ai ishte i irrituar me pengesat që kishte për t’u angazhuar në filmat e Hollivudit, ndërsa aktorët e bardhë aktronin në role aziatikësh.
Filmat që ai realizoi në Hong Kong ishin shumë të suksesshëm, dhe fama e tij mbërriti edhe në SHBA. Bashkë-prodhimi Hong Kong-Hollyëood i filmit “Enter the Dragon”, ku luanin edhe aktorët Xhon Sakson dhe Xhim Kelli, dhe me praninë e Lalo Shifrin, ishte gati të bëhej një hit i madh.
Por, pavarësisht regjimit të tij të stërvitjes, dhe një diete të kujdesshme bazuar në perime dhe peshk, Li pati probleme shëndetësore në vitin 1973. Më 10 maj, ai u rrëzua gjatë një skene të “Enter The Dragon”, duke vuajtur nga dhimbje të forta koke dhe konvulsione. Ai u diagnostikua me edemë cerebrale, u trajtua në spital dhe e mori veten.
Më 20 korrik, Li po planifikonte të darkonte në Hong Kong me aktorin Xhorxh Lazenbaj, një nga protagonistët në film. Në fillim, miku dhe producenti i filmit, Rejmond Çhou, shkoi në shtëpinë e Li bashkë me gruan e tij Linda, për të diskutuar mbi filmin e ri “Game of Death”, që kishte filluar të xhirohej përpara ”Enter the Dragon”, që ishte në procesin e rifillimit.
Pasi punoi për një farë kohë, gjatë së cilës thuhet se Li ishte shumë i zbehtë, ai dhe Çou u nisën me makinë për në shtëpinë e aktores Beti Ting Pei, e cila ishte e dashura e Li. Gjatë qëndrimit aty, Li u ankua për dhimbje koke, dhe ajo i dha atij një ilaç të zakonshëm që quhej “Equagesic”. Ishte ora 19:00.
Ai vendosi të pushonte në shtratin e saj në dhomën tjetër. Çou u nis i pari për në restorant ku do të darkonin me Xhorxhy Lazenbaj. Çou i telefonoi Peit pas disa minutash, dhe e pyeti se kur do të nisej Li, pasi po bëhej shumë vonë. Por kur hyri në dhomën e gjumit, Pei e gjeti aktorin të vdekur.
Pasi as Çou dhe as një doktor që lajmëroi Pei në telefon, nuk mund të ringjallin Li, ai u dërgua në spital, dhe aty u shpall i vdekur rreth orës 23:00. Çou i telefonoi bashkëshortes së Li të shkonte në spital. Ndërsa vdekja e Brus Li u përhap me shpejtësi në mbarë botën, e veja e aktori kërkoi fillimin e autopsisë.
Si shkak i vdekjes u përcaktua një edemë cerebrale. Pati ndërkohë spekullime se gjurmët e ilaçit Equasigic dhe marijuanës që u gjetën në gjak, mund të ketë luajtur një rol në vdekjen e tij. Atë ditë ishte shumë nxehtë, dhe ekziston mundësia e goditjes nga vapa, që mund të ketë përkeqësuar gjendjen e tij, pasi Li kishte hequr me një operacion gjëndrat e djersës në sqetulla.
Një tjetër shkak i vdekjes, u përmend përdorimi i steroidëve. Gjithashtu, teoritë e tjera pretendojnë se Li u vra nga krimi i organizuar, dhe konkretisht Triada kineze. Më vonë pati zëra se Beti Pei, u martua më vonë me një anëtar të Triadës (në fakt burri i saj ishte një producent filmash, familja e të cilit kishte lidhje me Triadën).
Akti i organizatës kriminale ndaj Li nuk është shpjeguar kurrë. Teoria më e “çmendur”, ishte se vrasësit e ekzekutuan Li, pasi ai nuk e kishte respektuar formën kineze të arteve marciale. Në fund, edema cerebrale shihet si shkaku më i mundshëm, edhe pse fansat e tij e kishin të tmerrshme ta pranonin atë, pasi Li ishte aq shumë i ri në moshë.
Vdekja e parakohshme e djalit të Li, Brendon Li, në sheshin e xhirimit të një filmi në vitin 1993, forcuan zërat për ekzistencën e një “Mallkimi ndaj Li-së”. Gati 46 vjet më vonë, Brus Li është ende një figurë e fuqishme në kulturën popullore. Siç shkruan Metju Poli në librin e tij “Brus Li: Një jetë”, trashëgimia e tij ishte “njohja e shumë njerëzve të tjerë me kulturën aziatike, më shumë se sa çdo person tjetër në histori”.