Nuk e ftuan në varrimin e Mbretëreshës/ Reagon ashpër Moska

500 krerë shtetesh dhe personalitete të huaja priten në Londër për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Në ceremoni është ftuar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Ai tashmë ka mbërritur në kryeqytetin britanik. E përjashtuar nga kjo ceremoni ishte Rusia. Asnjë ftesë nuk u nis për në Moskë. Kremilini reagoi me një përgjigje të shkurtër për faktin që nuk ishte ftuar.

“Një përpjekje për të shfrytëzuar një tragjedi kombëtare për qëllime gjeopolitike dhe kundër vendit tonë”. Janë këto fjalët e Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Vendimin e qeverisë së Liz Truss Moska e ka cilësuar “thellësisht imoral” dhe “blasfemik”. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, Zakharova shprehu zhgënjimin e autoriteteve ruse edhe përmes rrjeteve të tyre sociale.

Pas pushtimit të Ukrainës, marrëdhëniet midis rusëve dhe Mbretërisë së Bashkuar janë në një nivel armiqësie edhe më të lartë se ai i Luftës së Ftohtë.

Të ftuarit
Të gjithë “të fuqishmit” e Botës do të jenë të gjithë të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth II. Të gjithë ose pothuajse të gjithë. Bashkë me Rusinë është përjashtuar vetëm Afganistani, Bjellorusia, Birmania, Siria dhe Venezuela.

Funerali i Mbretëreshës është bërë një rast për polemika ndërkombëtare jo vetëm në lidhje me marrëdhëniet me Moskën. Në listën e të ftuarve ishte edhe një emër tjetër që ka ngjallur kritika të forta. Bëhet fjalë për Mohammed Bin Salman, princi i kurorës së Arabisë Saudite. Ai është akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll. Megjithatë,pavarësisht ftesës ai nuk do të shkojë personalisht në Londër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *