Të shtëna me armë zjarri në Korçë, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Korçës. I plagosur ka mbetur shtetasi Romeo Berberi, i cili ka marrë një plumb në këmbë.

Berberi është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *