Ishte duke pirë kafe, ekzekutohet me armë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme.

Një person është vrarë me armë zjarri ndërsa ndodhej brenda një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku” i njohur ndryshe si rruga e gjerë.

Burimet bëjne  me dije se viktima ka qenë duke pirë kafe, ndërsa është qëlluar me armë. Dyshohet se viktimë ka mbetur një djalë i ri rreth moshës 18-vjeç.

Ai është qëlluar me armë zjarri pistoletë, pas vrasjes autorët janë larguar me një motoçikletë.

Deri në këto momente nuk ka informacion mbi identitetin e viktimës dhe se kush është autori.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rastin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *