Parqet e para argëtuese nuk ishin krijuar për fëmijët

Sipas disa dëshmive, parku më i vjetër i argëtimit në botë do të ishte ai i Baken, në veri të Kopenhagës, që u përurua në vitin 1583 pas zbulimit të një burimi natyror që tërhoqi vizitorë nga e gjithë Danimarka. Ai ekziston end sot.

Por sipas një artikulli të fundit të BBC, origjina e parqeve argëtuese siç i njohim ne sot ishtetek ”kopshtet e kënaqësisë” që u shfaqën në fillim në Londër. Në këto kopshte vizitorët shijonin muzikën, artin dhe argëtime të tjera.

Por mbi të gjitha ata mund të linin mënjanë për pak orë imponimet e ngurta të shoqërisë, përfshirë ato për veset dhe seksin. Kopshtet e para të kënaqësisë në Londër ishin Kopshtet e Pranverës, të cilat u hapën rreth vitit 1630, por që praktikisht ofronin vetëm lojë me birila.

Kopshtet më të mëdhenj dhe më të famshëm ishin ato në Vauxhall, një zonë në jug të Tumit Tamiz, dhe Kopshti Ranelag, në lagjen Çelsi, që u hap pak më vonë.

Ato ishin hapësira për argëtim, ku mund të arrihej duke paguar një biletë. Aty kishte skena për koncerte dhe opera, por edhe zona kur mund ta hahej dhe pihej, dhe natyrisht rrugë për shëtitje. Aty mbaheshin lloje të ndryshme shfaqjesh, nga paradat deri tek hedhja e fishekzjarrëve.

Në veçanti Kopshtet e Vauxhall, ishin në qendër të jetës kulturore të Londrës midis shekujve XVIII-XIX. Të hapura në vitin 1729 nga sipërmarrësi Xhonatan Tajer, ato kishin ndër të tjera një teatër në ambient të hapur, hapësirë ​​për orkestrën dhe rrugë me dekorime që u kujtonin vizitorëve kalonin përvojat e “turneut të madh”, pra udhëtimet që kryenin shpesh të rinjtë e aristokracisë britanike në Itali dhe Greqi për të zbuluar artin, arkitekturën dhe kulturën klasike apo për të përfunduar studimet.

Për të hyrë brenda, duhet të paguaje një shilingë, një shumë e lartë për kohën, e cila ishte vendosur qëllimisht për të dekurajuar hyrjen e hajdutëve të xhepave dhe prostitutave. Të paktën në teori. Por reputacioni i këtij parku kishte edhe anët e tij të errët.

Ata që merrnin pjesë në festa dhe tubimet e organizuara brenda tij, i lejonin shpesh vetes ndonjë shkelje. Kopshtet e kënaqësisë në Vauxhall, ishin kryesisht aktive në mbrëmje. Zonat kryesore ndriçoheshin nga mijëra llamba, por kishte edhe të ashtuquajturat “shëtitje të errëta”. Pra zona qëllimisht të pandriçuara, që u jepnin mundësi të dashuruarve të veçoheshinnga të tjerët apo burrave që të takoheshin me prostitutat. Kopshtet e Vauxhall përmenden edhe në serialin e fundit të Netflix “Bridgerton”, ndërsa shëtitjet e errëta shfaqen në disa romane angleze të asaj periudhe.

Evelin, heroina e romanit të vitit 1778 me të njëjtin emër të shkrimtares angleze Fani Bërni, bindet të hyjë në një nga këto zona të parkut, ku i afrohen disa burrave të dehur. Në romanin e vitit 1848 të britanikut Uilliam Thekëri “The Vanity Fair” (Panairi i kotësive), personazhi Xhos Sidli bëhet pjesë e ‘shëtitjeve të errëta’ në Vauxhall.

Xhonathan Konlin, autori i librit “Kopshti i Kënaqësisë:Nga Vauxhall në Ishullin Konej”, thapër BBC se Kopshtet Vauxhall ishin gjithashtu një destinacion popullor për turistët e huaj, të cilët ishin të befasuar se si mund të takoheshin njerëzit nga shtresa të ndryshme shoqërore. Por siç e thekson Konlin, tejkalimi i barrierave midis aristokratëve dhe shtresave të tjera tëpopullsisë përfundonte në dalje të parkut. “Kur ndërveproje me njerëzit në kopsht, ishte pak a shumë si sot në Las Vegas. Edhe aty vlente shprehja:Çfarë ka ndodhur në Vauxhall, mbetet nëVauxhall!”.

Nuk kishte gjasa që njohja e një personi në park të vazhdonte edhe jashtë, apo që ajo që ndodhte brenda parkut t’u tregohej atyre që nuk e frekuentonin atë. Termi “Vauxhall” nisi tëpërdoret edhe në gjuhë të tjera për të treguar këtë lloj vendi argëtues, dhe nisi të frymëzontendërtimin e vendeve të ngjashme jashtë Britanisë.

Kështu parqet argëtuese u përhapën edhe në Francë, ku parku Tivoli u hap në vitin 1730 në rrethinat e Parisit. Në Austri u hap në vitin 1766Vienna Prater. Tivoli e mori emrin e tij nga një vilë romake dhe frymëzoi parqe të tjera që u emërtuan po njëlloj.

Në vitin 1843 kopshtet Tivoli, të quajtura fillimisht “Tivoli & Vauxhall”, u hapën në Kopenhagë të Danimarkës dhe tërhoqën menjëherë shumë vizitorë. Në fundin e shekullitXIX, në Moskë u inaugurua kopshti Hermitazh. Gjatë ditës tërhiqte familje, ndërsa në mbrëmje frekuentohej kryesisht nga burra, të cilët mund të rezervonin kabina ku mund argëtoheshin me aktoret që kishin interpretuar në shfaqjet e ndryshme të organizuara në park.

Në Itali, parqet e para zbavitëse siç i njohim ne sot, datojnë në gjysmën e dytë të shekullit XX. Por Firence ka pasur kopshtin e saj Tivoli me lojëra dhe argëtim që në vitin 1871.

Parqet argëtuese u ndërtuan edhe në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në periudhën midis Revolucionit Amerikan (1775-1784) dhe Luftës Civile (1861-1865). Më të famshmet, ishin ato në Ishullin Konej në Nju Jork.

Ndërkohë me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, filloi një periudhë rënieje. Për shkak të një sërë zjarresh, në vitet 1940 u mbyllën disa parqe, u pakësuan turistët, dhe ato u zaptuan nga bandat e rrugëve. Njëkohësisht gjatë dekadës që pasoi, televizioni, kinemaja dhe udhëtimet zëvendësuan njëri-tjetrin në tërheqjen e interesit të njerëzve.

Gjithsesi, ajo ishte periudha kur animatori, regjisori dhe sipërmarrësi i famshëm Uollt Diznejvendosi të hapte parkun e tij të parë tematik, Disneyland. Shumë njerëz i thanë se hapja e një parku argëtimi ishte një ide “absurde”. Por pavarësisht vështirësive të mëdha financiare dhe logjistike, ai vazhdoi përpara me idenë e tij, i bindur se ajo që kishte në mendje do tarevolucionarizonte idenë e argëtimit në mbarë botën.

Në korrikun e vitit 1955 në Anaheim, Kaliforni, u hap Disneyland, parku i parë tematik, që pati një sukses të madh. Në vitet në vijim parku u zgjerua, duke ndikuar në të gjithë industrinë e argëtimit. Në vitin 1971, në Orlando të Foridës u hap “Disney World”, ndërsa

12 vjet më vonë u hap “Tokyo Disney Resort”, parku i parë i këtij lloji jashtë Shteteve të Bashkuara. Në prill të këtij viti, “Disneyland Paris” festoi 30 vjetorin e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *