Tashmë është më e qartë se kurrë që vendi duke përfituar edhe nga muajt elektoral, është kthyer në një “Kolumbi” hashashi. Këtë e tregoi edhe përplasja më e fundit në Fier mes policisë dhe një roje plantacioni, i cili mbeti i plagosur rëndë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.
Por nga ato që po ndodhin në zonat rurale, banorët janë të trembur dhe shpesh nën panik se mos bëhen shënjestra të armëve të trafikantëve, të cilët i kërcënojnë ata vazhdimisht se mos i spiunojnë tek policia.
Në lidhje me ngjarjen në Cakran të Fierit, ku pati një shkëmbim armësh mes policisë dhe rojës së plantacionit të marijuanës, mediat kanë siguruar një dëshmi nga një banor i zonës.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur 29-vjeçari nga Patosi Greseld Shpataraku.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë folur për mediat duke shprehur shqetësimin se ngjarje të tilla po përsëriten
Në dëshminë e tij, banori tha se, ndiheshin të rrezikuar për jetën me këto ngjarje që ndodhin.
“Nuk kam dëgjuar të shtëna se kam qenë me dhënë. Kur vij, shoh policinë këtu dhe e mora vesh. Është gjetur vjet lëndë narkotike. Shumë të rrezikuar ndihemi, na është bërë që të ikim që këtu, se rrugë tjetër s’ka.
Me frikë se ai të vret. S’kemi denoncuar gjë, se s’po na del njeri përballë. Jo s’kemi denoncuar. Lëvizje ka, por nuk i njohim. Se mos të flet me gojë ai që kalon”,- tha ai.
/Priza.al/