Delinda Disha shpreh dëshirën e madhe, plane për zgjerim të familjes

Aktorja e njohur e humorit dhe shumë e dashur për publikun, Delinda Disha, më herët ndau një moment të trishtë me ndjekësit ku bëri me dije se kishte humbur binjakët e saj. Por së fundmi ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në profilin e saj në Instagram. Dikush e pyet se “kur do t’i bëjë një motër Dasantinit”, djalit të saj. Mirëpo, aktorja zbulon edhe planet e saj për zgjerimin e familjes duke shkruar: “Shumë shpejt”.

Më herët, ndjekësit e pyetën  Delindën për humbjen e binjakëve të saj: “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”– i shkruan ndjekësi. Aktorja ka rrëfyer se atë periudhë nuk e ka kaluar mirë. Ajo ka shtuar se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të.

“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”- shkroi aktorja. E pyetur nëse Hollywood-i është në planet e saj, aktorja u përgjigj por pa treguar shumë detaje. “Po, do doja shumë por do shkoj shumë shpejt. Punë, besim, durim”,- tha Delinda.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *