Pyetje për deputetin Braçe ku shkuan 400 milion lekë të ujësjellësit në Karkanjoz?

Fshatrat dhe kanalizimet e amortizuara ose inekzistente ishin problemi që hasën komunat dhe bashkitë në vitet pas demokracisë.

Ndërkohë shteti kishte nevojë për qarkullim të ekonomisë dhe investime në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit, shume prej këtyre investimeve në letra ishin kryer ndërsa në terren nuk ishte bërë as një lopatë pune

Konkretisht bëhet fjalë për ujësjellësin e Karkanjozit, në vitin 2001 u hap tenderi për të mundësuar furnizimin e komunës me ujë të pijshëm.

Vlera e këtij investimi ishte 400 milion lekë dhe me vullnetin e mirë të kryetarit të komunës së asaj kohe dhe “bekimin” e deputetit të zonës Erion Braçe tenderi u aprovua.

Kompania fituese që hyri në garë mori të drejtën për të filluar punimet por në këtë fazë të zbatimit nuk kryhet asnjë punim dhe 400 milion lekë humbën rrugës  asnjë metër tub nuk u shtrua.

Sipas informacioneve dosja shkoj në instancat drejtuese të Policisë aso kohe por është fakt që hetim nuk u krye duke lënë vend për aludime se në këtë çështje kanë ndikuar faktor politik por jo vetëm.

Me këtë tender përfundimisht askush nuk u interesua. Dosja u pluhuros nga vitet, disa prej dëshmitarëve humbën jetën dhe prokuroria nuk e pa të arsyeshme të merrej sepse “garantori” kishte ca miq të fort në Berat/Priza.al

*Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016*

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *