Dy ditë pas burgosjes së Mathias Pogbas, në kuadër të hetimeve për tentativë zhvatjeje të vëllait të tij, gazeta ‘Le Monde’ publikon një fragment të vogël nga dëshmia e futbollistit të Juventusit, Paul Pogba, para gjykatësit në lidhje me atë që ndodhi atë natë të 19 marsit:
“Më kujtohet se kisha frikë. Dy djem më drejtuan armët. Papritmas, i sulmuar dhe i kërcënuar, u thashë se do të paguaja”,- ka thënë mesfushori.
Pesë burra me kapuç, mes të cilëve me sa duket edhe Mathias Pogba, e çuan mesfushorin francez në një apartament në Chanteloup-en-Brie, një qytet që ndodhet rreth 37 kilometra nga qendra e Parisit, ku ai u kërcënua.
Sulmuesit, tani në paraburgim parandalues, kërkuan pagesën e 13 milionë eurove, duke përfshirë tre milionë për mbrojtjen që këta djem i dhanë atij për disa vite.