Vijojnë problemet dhe ngërçet mes qeverisë dhe sindikatave të arsimit në Kosovë. Të cilat kanë hyrë në javën e tretë të grevës duke bllokuar procesin mësimor.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë të dielën se me ftesë të Avokatit të Popullit, të shtunën bashkë me zvkryeministrin, Besnik Bislimin dhe ministrin e Financave, Hekuran Muratin janë takuar më Avokatin e Popullit për të cilin kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj ka thënë se është angazhuar si ndërmjetës mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist.
“Kemi shprehur gatishmërinë tonë për të vazhduar dialogun dhe fillimin e procesit mësimor”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Ajo ka treguar se kanë pranuar një letër nga Avokati i Popullit, zt, Naim Qelaj të cilën e kanë shqyrtuar dhe menjëherë i kanë kthyer përgjigje duke adresuar propozimet e tij.
Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar