Një 62-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Him Kolli” në Tiranë.
Policia ka theksuar se mbikëqyrja e trupit të 62-vjeçarit, nuk ka shenja dhune, dhe dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2022, në rrugën “Him Kolli”, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi G. Gj., 62 vjeç.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.