Armando Broja impresionon trajnerin e ri Potter, projektohet titullar te Chelsea

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja ka lënë përshtypje shumë të mirë në stërvitje nën drejtimin e trajnerit të ri të Chelseas, Graham Potter dhe mund të marrë shpejt një rol të rregullt si titullar, siç raportojnë edhe mediat britanike pranë skuadrës londineze.

Sulmuesi shqiptar mund të zërë një vend në 11-shen e radhës së skuadrës së Potterit pas pushimit të Nations League, pasi ka luajtur në shtatë ndeshje si zëvendësues këtë sezon, duke përfshirë gjashtë nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel përpara se të shkarkohej.

21-vjeçari shqiptar mund të zërë vendin e titullarit, kjo pasi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u afrua këtë verë te Chelsea, mund të humbasë rolin e tij te “blutë” e Londrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *