Aksident në Korçë, plagoset një person

Një 56-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Mësohet se shtetasi me iniciale N.L., ka akzidentuar me automjetin e tij tip ‘Scania’, shtetasin D.T.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim N. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Apelit Durrës, më 5 gusht të këtij viti ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. H., 42 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë në pranga ra dhe shtetasi me inicialet N. L., 56 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Kurbin, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, pranë fshatit Leshnicë, duke drejtuar një automjet kamion tip “Scania”, është përfshirë në një aksident me dëme materiale, me automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin D. T. Nga verifikimi i kryer rezultoi se shtetasi N. L. e drejtonte kamionin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *