Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck, kanë bërë një nga dasmat më të përfolura të vitit. Kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pasi u ribashkuan pas 20 vitesh të ndarë. Festa e tyre e madhe në Gjeorgji, pati një vëmendje të jashtëzakonshme mediatike. Muaji i tyre i mjaltit në Paris ishte gjithashtu biseda kryesore, por historia e përsosur e dashurisë duket se ka përfunduar.
Sipas një burimi pranë çiftit siç raporton ‘Heatworld’, çifti ka filluar të ketë probleme me humorin e aktorit, diçka që po e bën JLo të jetë shumë e pasigurt dhe ajo ka frikë se Affleck po lodhet prej saj. Burimet tregojnë se:
“Lopez është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore. Ajo ndien një presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur dhe të zënë. Ajo nuk dëshiron një divorc”.
Affleck dhe Lopez njihen për një kohë të gjatë dhe një nga gjërat që dihet është se Jennifer e urren tymin e cigares dhe gjithçka rreth tij, megjithatë, Ben është një duhanpirës i zakonshëm, pasi të gjithë kemi parë foto teksa ai pi duhan. Sipas ‘RadarOnline’, Jennifer ka qenë e vendosur në dëshirën që ai ta lërë duhanin dhe ta heqë këtë zakon, ndërsa aktorit i pëlqen të lehtësojë stresin duke pirë duhan.