Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për vjedhje.
Agjentët e Volantit arrestuan 30-vjeçarin shqiptar, i cili po kryente vjedhje në një shtëpi lokale në Atripalda.
Mësohet se shqiptari, në tentativë për tu arratisur ka gjuajtur me gurë efektivët duke goditur njërin prej tyre. Dy bashkëpunëtorë të tjerë arritën të arratiseshin në fshatrat përreth duke humbur gjurmët.
Në vendin e ngjarjes u gjetën mjete për vjedhje, të përdorura për të depërtuar në shtëpinë.