U godit me shishe në fytyrë pasi shënoi një supergol, ja gjendja e Tedi Carës

Tedi Cara shënoi një supergol në minutat e para të sfidës midis Kukësit dhe Partizanit. Gjatë festimit të golit, futbollisti u godit me një shishe në fytyrë, duke e lënë të dëmtuar dhe duke u zëvendësuar.

Shishja e hedhur drejt tij e çau poshtë pjesës së syrit por, pa asnjë dëmtim për vizionin e futbollistit të “demave”.

Në fundin e pjesës së parë, Cara është transportuar drejt Spitalit të Kukësit për të marrë një trajtim më të specializuar. Ndërkohë mësohet se lojtari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *