Kreu i PD-së, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit.
Gjatë këtij takimi, një prej qytetarëve i ka kërkuar Berishës autorizim që kjo e fundit të kryejë një ‘atentat’ ndaj kryeministrit Edi Rama.
Lidhur me kërkesën e qytetares, reagimi i Berishës ishte thjesht një buzëqeshje.
“Sali Berishën e kam dajë, Puka është vendi më i varfët i Shqipërisë, që nuk ka asnjë ardhje prek kërkujt, prej këtyre horrave që janë në pushtet. Në Pukë, kanë ikur të gjithë, këto që kanë ikur kanë ndenjur në Pazar me duar në xhepa. Me ba me mu dhënë rasti, i bie Edi Ramës në plumb të ballit, se del e rren, i ka siguruar stërmbesa duke vjedhur, po pse thotë që qytetarët e Shqipërisë janë të mbrojtur. Pas Zotin më autorizo mu, dhe i jap plumb balli”, tha ajo.