Dy vite më parë ishte kapiten i ekpit zvicerian, ndërron jetë ish-kapiteni i Baselit

Nicolas Schindelholz është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare. Ish-qendërmbrojtësi zviceran, i cili u rrit në klubin e Baselit, ishte tërhequr nga futbolli dy vite më parë si pasojë e problemeve në mushkëri.

Schindelholz nuk ia ka dalë të fitojë ndeshjen më të rëndësishme dhe sot ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së keqe në mushkëri. “FC Basel mban zi për vdekjen e Nicolas Schindelholz.

Ish-kapiteni ynë i ekipit U21 vdiq nga kanceri në moshën 34-vjeçare. I gjithë klubi është tronditur nga ky lajm dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes. U prefsh në paqe, Niko”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit helvet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *