“S’je duke folur me ata që…”/ Ngrihen tonet në studion Live, Ristani debat me Markun: Këta s’pranojnë garën. Fevziu: Mos e ktheni në…  

Humbja e përsëritur e zgjedhjeve nga ana e PD-së, ka bërë që mes demokratëve të nisin konfliktet dhe debatet për dorëheqjen ose të kryetarit Lulzim Basha.

Sipas ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, thelbi i konstatimit është se, Basha është një humbës kronik.

Ai ka vijuar duke thënë se, Basha ka humbur në mënyrë të përsëritur në në të gjitha betejat elektorale që ka pasur.

“Humbi në 2015, humbi në 2017 duke mos llogaritur zgjedhjet e pjesshme dhe humbi në zgjedhjet e 2021. Pra, ka katër humbje radhazi. Humbi sepse nuk arriti ta organizojë partinë ashtu siç duhet, nuk krijoi besimin tek njerëzit, përkundrazi në mënyrë të përsëritur ka problematika me të vërtetën.

Unë them këtë gjë, Presidenti e simbolizoi dhe tha që ai të gënjen dhe për orën, në fakt është vërtetë ashtu. Njeriu duhet të ketë burrninë që kur humb të hapë rrugë”.

Pjesë nga biseda:

Arben Ristani: Po këta nuk pranojnë garën more vëlla…

Mark Marku: Si?!

Arben Ristani: A the që po zihen për postin e kryetarit?

Mark Marku: Po, pra…

Arben Ristani: Po sapo e the, po zihen the. O vëlla, atij i ka mbaruar mbandati, këta thonë po zihen, këta s’pranojnë garën brenda partisë. Komunistë. Nuk kam parë…

Mark Marku: Ore kujdes me fjalët, mos më fol mua se s’po flet me ata që…

Blendi Fevziu: Ej, mos e ktheni në personale, e

Arben Ristani: Janë tre persona që nuk dogjën mandatin, e pranuan atë dhe thyen urdhërin e partisë

Blendi Fevziu: Ata që u quajtën të shitur tek Rama, tradhëtarë, etj

Arben Ristani: Po, u quajtën, por e pranuan mandatin…dhe pikërisht për këtë gjë, Basha i rikandidoi

Mark Marku: Cilët janë, thuaj emrat. Kush janë?

Arben Ristani: Gjejini, i gjeni vetë është e kollajtë….

/Burimi” Tv Klan/ Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *