Ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur për paratë ruse në politikë, pas lajmit të publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku thuhej se Rusia ka financuar Partinë Demokratike në kohën ku drejtohej nga Lulzim Basha.
Sipas Imerajt fakti më shqetësues për qytetarët është që njerëzit duhet të dinë se për çfarë merren këto para, nga merren dhe për çfarë përdoren.
Imeraj gjatë fjalës së saj ka ngritur një tjetër dyshim duke thënë se këto para mund të përdoren për të goditur edhe prokurorët.
Burimi i të ardhurave nuk mbulon as treçerekun e atyre që nuk përfshihen në fushatë elektorale. Ajo çfarë ne duhet të dimë, si qytetarë, që politikanët na e kanë për detyrë, është të dimë ku i marrin paratë, si i marrin dhe për çfarë i përdorin. Mund të përdorin këto lobingje për të goditur prokurorët” tha Imeraj e ftuar në emisionin televiziv “Kontrast”