Rama kujton takimin me Elizabeth II: Britania ka mbretin, ne nuk kemi më Mbretëreshë

Kryeministri Edi Rama ka folur për Mbretëreshën Elizabeth II, në emisionin “Wake Up America” në SHBA.

Gjatë intervistës, Rama ka kujtuar takimin me Mbretëreshën, kur ishte në pritjen e organizuar në pallatin Buckingham në vitin 2019. Në atë takim Rama ka qenë së bashku me liderët e tjerë të NATO-s, me rastin e 70-vjetorit të Aleancës.

Më tej, kryeministri theksoi se tashmë britanikët kanë mbretin e ri por, ne nuk kemi më Mbretëreshë.

“Ishte një pritje e madhe në pallatin Buckingham, ishte e paharrueshme për mua dhe për të gjithë. Nuk mund ta them më mirë se presidenti francez: Për britanikët ajo ishte mbretëresha e tyre, për ne ishte Mbretëresha. Teksa britanikët kanë mbretin e ri, ne nuk kemi më Mbretëreshë. Liderët e tjerë duhet të ishin nervozë sepse do ta takonin, nuk ishte rasti im”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *