Ndryshimet për Partitë Politike/ PD: Rama po hedh shashkën për t’ju shmangur përgjegjësive

Deputetja e PD, Oriola Pampuri ka reaguar në lidhje me ndryshimin në ligjin për Partitë Politike dhe Kodin Zgjedhor, për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive.

Pampuri për ‘Abc’, thekson se kjo është një tjetër strategji e kryeministrit Edi Rama për t’ju shmangur përgjegjësive.

Sakaq shton se opozita duhet të jetë me e bashkuar dhe e konsoliduar.

“Nëse ligji është i rregullt dhe brenda çdo kornize, nuk ka asgjë të keqe për t’u votuar. Mund të jetë brenda kërkesave që për 30 vjet nuk janë dëgjuar. Jam skeptike që ajo që kemi kërkuar ne të ketë përputhshmëri me atë që kërkojnë socialistët. Dua të theksoj që PD nuk do të jetë kurrë pro-ruse. Është pro-perëndimore. Sa herë që Rama gjendet përballë një përgjegjësie, hedh një shashkë. Kjo është shashka e radhës. Edhe në gjithë këtë amulli kemi bërë opozitë. Janë akuzuar me emër ata që kanë përfituar tendera me qeverinë. Edhe pse opozita duhej të ishte e bashkuar tashmë. Shtatori duhej të na gjente me një strategji për të konsoliduar të djathtën”, tha ajo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *