Sulmi kibernetik/ Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda: Situata kriminale do rindizet, banda do godasë paqen sociale

Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka reaguar në lidhje me sulmet kibernetike.

Beçi për ‘News 24’, tha se duheshin marrë masa që të dhënat e harekuara mos të publikoheshin.

Sakaq shtoi në vend është përhapur pasiguri e lojës së luftës mes bandave e krimeve, ku pritet të  godasin paqen sociale.

“Duke pasur parasysh sulmin nga Irani që ka 6-7 vjet që është armiqësor me Shqipërinë, sulme të cilat kanë qenë mirëfilli terroriste. Duhet kujdes për të kuptuar sistemet e goditura.

TIMS organizon punë e policisë e prokurorisë, ruan shumë të dhëna të cilat do destabilizonin e krijonin pasiguri në organet ligjzbatuese. Duhet të kuptojmë se me njoftimin për sulm kibernetik ndaj sistemeve të policisë, email që përdorej nga drejtori i përgjithshëm, duhet të mendojmë apriori që të dhënat mund të jenë marrë ndaj masat duhet të ishin të menjëhershme për të mos arritur sot tek publikimi. Duheshin masa për mos publikim. Në një sulm është e pamundur të përcaktohet dëmi i shkaktuar dhe të dhënat e marra. Nuk kemi mundësi ta dimë sa kanë marrë nga sistemi. duhej parandaluar publikimi. Legjislacioni në fuqi duhet rishikuar në themel për tu përshtatur. Referuar mënyrës si u bë sulmi jemi para një sulmi të pastër terrorist sipas Kodit Penal. Nuk është mashtrim nëpërmjet rrjetit. Është qartësisht, plotësohen kushtet e nenit 230 të Kodit. Duhet trajtuar në mënyrën si duhet hetuar, edhe në formën e grupit të strukturuar kriminal. Destabilizimi ka ndodhur, është përhapur pasiguri e lojës së luftën mes bandave e krimeve që me emrat e rrethanat godasin paqen sociale. Grupet nuk presin prova me procedurë, presin thashetheme, do të ndizet shumë situata kriminale në vend”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *