Sulmuesi Rafa Silva, i cili ishte pjesë e Portugalisë, në vitin 2016, kur Portugalia fitoi Europianin, ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja luzitane në moshën 29-vjeçare.
Rafa Silva, ka regjistruar 25 ndeshje me Portugalinë, teksa së fundmi ka lajmëruar fundin e aventurës së tij me Portugalinë për shkaqe personale, duke konfirmuar mungesën në Botërorin e Katarit. Sulmuesi është pjesë e Benfikës prej sezonit 2016, teksa është aktivizuar 155 ndeshje duke realizuar 46 gola.