Shqipëria dhe Kosova do të nënshkruajnë ditën e nesërme një marrëveshje bashkëpunimi, në Tiranë. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcka do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi midis dy parlamenteve.
Memorandumi nënshkruhet në Kuvendin e Shqipërisë, në Tiranë, në orën 12:00. Pas nënshkrimit të memorandumit, Konjufca dhe Nikolla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Sjellim në vemendje se në mbledhjen e 8-të të Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës më 20 qershor, dy qeveritë kanë nënshkruar 19 marrëveshje bashkëpunimi. Këto marrëveshje përktësisht janë firmosur në fushën e arsimit, doganave, energjisë, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes e drejtësisë.
Në këtë mbledhje, kryeministri Rama propozoi që me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar, në nëntor të mbahet në Tiranë mbledhja e përbashkët e 2 Kuvendeve.