Vdekja e Elisabeth II/ Ambasadori Smith: Shqiptarët e kanë nderuar, jam prekur me ndjeshmërinë e tyre

Ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Alastair King-Smith ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeta II.

Smith për ‘Top Channel’, shprehet se është prekëse teksa sheh se e gjithë bota e nderon atë, ku shtoi se të shumtë kanë qenë dhe shqiptarët të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rezidencën e tij.

“Është vërtet prekëse të shohësh se si anembanë botës dhe, natyrisht, në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit kanë reaguar në një mënyrë që i ka tejkaluar plotësisht pritshmëritë e gjithkujt. Kam qenë shumë i prekur gjatë këtyre ditëve të fundit nga mënyra sesi shqiptarët kanë ardhur dhe kanë shprehur ngushëllimet në rezidencën time këtu. Në fakt, në të gjithë botën, kemi parë një vërshim pikëllimi e respekti, siç kemi parë edhe frymëzimin që na ka përcjellë Madhëria e Saj të gjithëve. Mendoj se për të gjithë ne që jemi të përfshirë në shërbimin publik, që kemi dëshirën për të punuar shumë, ajo është një simbol i vërtetë, veçanërisht për faktin se vazhdoi të kryente detyrat e saj deri në javën e fundit, për faktin që ajo ka pritur kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar nga  Çurçilli deri tek Liz Trus në javën e saj të fundit. Pikërisht. Fakti që ka përcjellë në detyrë kryeministrin e saj të parë dhe ka mirëpritur kryeministren e 15-të në jetën e saj, Liz Trus. Ajo është takuar, në mos gaboj, me 14 presidentë të SHBA-ve dhe më shumë liderë botërorë se çdo person tjetër në këtë planet. Kjo është me të vërtetë një arritje mbresëlënëse”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *