Kylian Mbappe do të jetë rregullisht në fushën e lojës me përfaqësuesen e Francës në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe sigurisht që nuk do të mungojë në Botëror. Por ylli i Francës nuk do të jetë në foton zyrtare të “Gjelave” për aktivitete promocionale dhe nuk do të shfaqet me logot e sponsorëve të saj.
Vetë futbollisti ka konfirmuar sot qendrimin e tij duke ua shpërndarë agjencive të lajmeve, duke siguruar që do të bojkotojë seancën fotografike të planifikuara për këtë të martë në qendrën stërvitore të bluve. Në këtë komunikatë për shtyp të shpërndarë nga përfaqësuesit e lojtarit, theksohet se nuk është e mundur që të gjendet një marrëveshje me federatën mbi administrimin e të drejtës së imazhit të sulmuesit.
Mbape ne fakt është në luftë me federatën prej kohësh dhe në mars kishte bojkotuar një aktivitet të ngjashëm me sponsorët e përfaqësueses. Nëse Mbape vazhdon me qendrimin e tij, duke refuzuar që të mbajë veshur edhe uniforma të përfaqësueses me logot e sponsorëve, atëherë ai do të gjobitet nga 25 mijë euro për çdo ndeshje. Një shifër deri diku qesharake po të llogariten rreth 50 milionë eurot që përfiton në vit.
“Mbape vendosi të mos marrë pjesë në fotosesionin e planifikuar pas refuzimit të Federatës për të ndryshuar marrëveshjen për të drejtat e imazhit të lojtarëve. Ai dhe përfaqësuesit e tij shprehin keqardhje të thellë që nuk ishte e mundur të gjendej një marrëveshje, siç kërkohej, para Kupës së Botës”. Me pak fjalë, një tjetër problem për Deshamps, që pas dëmtimit të Pogba, tani duhet të merret me tekat e yllit tjetër të përfaqësueses.