Eksperti i informacionit dhe sigurisë, Besmir Semanaj pohon se sulmi kibernetik që vendi ynë ka marrë nga Irani është një gjë e frikshme.
Semanaj për ‘News 24’, shprehet se të dhënat e hakeruara do të ndjekin dhe fëmijët, pra këdo që ka një numër regjistrimi në institucionet shqiptare.
“Të dhënat personale nuk kthehen pas, do të ndjekë edhe fëmijët tanë, këdo që ka një numër regjistrimi në institucionet shqiptare. Nuk duhet të harrojmë se nuk mund të fshehim paaftësinë e institucioneve dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Është e paprecedentë, Është hackeruar një sistem i caktuar, por hackerim horizontal dhe vertikal në të njetën kohë, kjo është e frikshme”, tha ai.