Vendi ynë deri në orët e pasdites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të pësojnë zhvillime të përkohshme, ku më të dukshme do të jenë në Veri të Shqipërisë. Ndërsa në vijim parashikohet që të ketë dobësim gradual të vranësirave duke bërë që territori të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.