Mbasi kanë kaluar tetë ditë nga konflikti midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shprehur mbështetjen e tij për një armëpushim.
Biden i tha Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, se SH.B.A. është duke punuar me Egjiptin dhe vendet e tjera për të frenuar armiqësitë.
Por SH.B.A. bllokoi përsëri një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bën thirrje për ndërprerjen e dhunës.
Konflikti është tani në javën e tij të dytë, dhe shenjat për një mbyllje të tij janë shumë të pakta.
Izraeli ndërmori sulme të mëtejshme ajrore në Gaza mëngjesin e sotëm. Ushtria e saj tha se dhjetëra raketa u qëlluan në territorin e saj brenda natës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza janë vrarë të paktën 212 njerëz, përfshirë rreth 100 gra dhe fëmijë.
Ndërsa në Izrael kanë humbur jetën 10 njerëz, përfshirë dy fëmijë, deklaron shërbimi tyre mjekësor. Të hënën natën Izraeli tha të paktën 150 militantë ishin midis atyre që u vranë në Gaza.
Hamas, grupi militant palestinez që drejton territorin, nuk jep shifra të viktimave për luftëtarët.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë të hënën, Z. Biden “inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm”.
“Të dy udhëheqësit diskutuan përparimin e operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gaza,” shtoi ai.
Presidenti Biden “shprehu mbështetjen e tij për një armëpushim dhe diskutoi angazhimin e SHBA-së së bashku me Egjiptin dhe partnerë të tjerë drejt këtij qëllimi”, u shpreh Presidenti.
Dhuna ka nxitur një shqetësim në rritje ndërkombëtare. Udhëheqësit botërorë dhe organizatat humanitare kanë bërë thirrje për masa për të parandaluar vdekjet e banorëve dhe kaosin e krijuar nga shkatërrimi i ndërtesave dhe infrastrukturës.
Dhuna ka krijuar një shqetësim ndërkombëtar.
Udhëheqësit botërorë dhe organizatat humanitare kanë bërë thirrje për të parandaluar vdekjet e banorëve dhe kaosin e krijuar nga shkatërrimi i ndërtesave dhe infrastrukturës.
Krahu i armatosur i Hamasit tha se do të hidhte më shumë raketa ndaj Izraeli si kundërpërgjigje ndaj ndonjë sulmi tjetër.
SHBA, e cila është një nga aleatët më të fortë të Izraelit, ka bllokuar edhe njëherë tentativat e Këshillit të Sigurisë të OKB-së për të lëshuar një deklaratë, e cila i bën thirrje Izraelit të ndalojë ofensivën e tij ushtarake, duke theksuar më shumë përpjekjet diplomatike.
“Llogaritja jonë në këtë pikë është se mbajtja e atyre bisedave prapa skenave … është qasja më konstruktive që mund të marrim,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë takimin e tij të katërt emergjent mbi dhunën të Martën.
Marrë nga BBC/ Përshtati Priza.al