Gjykata e Posaçme dënoi me nga 1 vit e 9 muaj burg avokatin Lavdosh Shehu dhe shtetasin Hamza Tola, dënim që shkoi në 1 vit e 2 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ata u gjetën fajtor për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
Kujtojmë se Avokati Lavdosh Shehu u arrestua më 22 tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes Hyseni duke i premtuar ekstradimin e djalit nga Italia ,duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.
Shehu i premtoi dhe i siguroi familjes së të dënuarit se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.