Tre rusë u arrestuan nën dyshimet për spiunazh rreth një muaj më parë në Gramsh, pasi sulmuan dy ushtarë të Uzinës së Armëve në këtë qytet. Nga mbikëqyrja e rrjeteve sociale të tre rusëve, konstatoheshe se të arrestuarit kishin vizituar edhe më parë objekte ushtarake.
Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka deklaruar sot se pikërisht kemi të bëjmë me tre agjentë sektretë rusë.
“Ajo që më ka bërë përshtypje është që si ka mundësit? Janë dy gjëra që e kanë nxjerrë zbuluar atë blogeren. E para, blogerja vjen shumë e promovuar, që është një blogere e famshme me miliona ndjekës, me mjete luksi dhe transporti etj. Edhe një ditë të bukur kur arrestohet ju bën thirrje shokëve të mbledhin lekë se nuk ka lekë për avokat. Do të thotë që rubinetat janë mbyllur gjatë kësaj kohe, nuk ka më financim.
E dyta, menjëherë pasi ajo arrestohet nga ana e autoriteteve shqiptare, gjykatat aty në Moskë nxjerrin një urdhër për ndalimin e saj sepse gjoja ajo ka hyrë në disa të dhëna që janë konfidenciale dhe sekret shtetëror edhe në Rusi. Pra, duan ta bëjnë të besueshëm që ne nuk e kemi. Nuk është agjentja jonë. Po këto janë fakte që provojnë të kundërtën. Përveç kësaj, unë nuk dua t’ju them se çfarë është gjetur nga ato që janë gjetur sepse unë jetoj në një komunitet që punoj me shumë njerëz që janë të sigurisë kombëtare. Edhe ato që i janë gjetur këtyre tre personave, ato si ansamblet treshe si diversantët e dikurshëm, njëri për dukje, tjetri kimist, ndërsa tjetri IT. Ato që janë gjetur, janë shumë komprementuese. Janë gjetur skica siç e keni dëgjuar dhe gjëra të tjera që s’keni për t’i marr vesh kurrë. 100%, ata jo vetëm që janë agjentë, dy prej tyre janë njëpërdorimsh që janë gjetur në rrethana të caktuara, qoftë edhe material shtrëngues, shkoni merrni informacion dhe hajdeni. Ndërkohë, njëra është e sprovuar që ka bërë edhe veprimtari tjetër. jo vetëm për sistemet tona, por edhe për skenarët e mundshëm se nga mund t’i vijë Shqipërisë nesër dëmi i madh dhe e keqja nga Rusia, sepse po studiojnë pikat tona të dobëta strategjike”, u shpreh Karamuço