Sulmet kibernetike/ Kim: SHBA do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në fjalën e saj në konferencën e Dhomës Amerikane të Tregtisë ka fiulur mbi sulmet kibernetike nga Irani ndaj vendit tonë, ku ka deklaruar se ka persona që tentojnë të minojnë demokracinë..

Kim theksoi se SHBA do të jetë gjithmonë pranë aleatëve për t’i ndihmuar që të mbrohen nga keqdashësit  e teknologjive të reja.

“E dini më mirë se të gjithë ne se për çfarë kanë nevojë qytetarët për një jetë më të mirë e të sigurt. Gjithashtu i dini rreziqet me të cilët përballen çdo ditë si aksesi në shërbime. Ka persona që tentojnë të minojnë demokracinë.

SHBA janë këtu për të ndihmuar dhe na pëlqen të jemi këtu për të ndihmuar. Kjo konferencë është një nga mënyrat. Jam krenare që kemi ndihmuar me masat e sigurisë kibernetike dhe popullit shqiptar. Në SHBA po punojnë me aleatët se si të mbrojmë nga keqdashësit e teknologjive të reja.

Të gjithë kemi nevojë për partneritete mes qeverive dhe sektorëve privat. Ne e dimë që rreziqet janë atje jashtë. Këto regjime autoritare përdorin teknologji për t’i shërbyer objektivave të tyre. Shtete të tjera sponsorizojnë sulme të tjera kibernetike. Jemi të kënaqur që në këtë sallë kemi njerëzit e duhur, persona që kuptojnë rreziqet dhe mund të ofrojnë zgjidhje”, tha ambasadorja Kim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *