Shqiptari po konsiderohet si hero në Zvicër, gjesti që bëri

Një shqiptar është bërë hero në Zvicër, pasi shpëtoi një djalë që po dhunohej fizikisht nga 20 persona.

Agron Ajeti po priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, ndërsa një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëndë djegëse.

Ishte gati mesnatë, por Ajeti, ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut arriti që të hiqte nga duart e 20 dhunuesve djalin nga Zvicra.

Mediat vendase shkruajnë se ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi të dhunuarin për të shuar flakët.

Agron Ajeti ndodhje për vizitë në familjen e tij në Zvicër. “Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar, ndërsa djali që u dhunua është dërguar në spital me djegie dhe mavijosje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *