Përgjaken sërish rrugët e Shqipërisë. Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, rreth orës 08:45.
Tre automjete janë përfshirë në përplasjen tragjike. Nga informacionet policore të deritanishme 2 persona kanë humbur jetën. Viktimat e identifikuar janë Erglis Delaj dhe Sergjo Kukaj.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe. Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për të kuptuar shkaqet e aksidentit. Aksidenti i ditës së sotme me një të vdekur dhe disa persona të plagosur është në vazhdën e dhjetëra aksidenteve që kanë ndodhur ditëve të fundit në vendin tonë.
Policia vazhdon e nuk merr asnjë masë për të parandaluar këto aksidente, ku thuajse çdo ditë humbet jetën një person. Ditën e djeshme në Tiranë ndërroi jetë një i ri, ndërsa dy ditë më parë, makina doli në stacionin e autobusit!