Plot 26 kg kokainë e pastër është kapur nga autoritetet e Teneza di Torre Fantine.
Gjatë kontrolleve nga efektivët u vu re një automjet me targa suedeze që kishte ndaluar në një servis pranë San Severeos. Aty ndodheshin dy persona me origjinë shqiptare dhe me pasaportë suedeze.
Sipas mediave italiane, të dyshimtë për shkak të sjelljes së tyre, financuesit vijuan me kontrollet duke vënë re edhe shenja nervozizmi tek çifti shqiptar. Në ndihmë autoriteteve iu erdhën edhe qentë duke kryer një kontroll më të imtësishëm të makinës, duke zbuluar dy funde të dyshimta nga një sistem hapjeje hidraulike, njëra nën sediljen e shoferit dhe tjetra në sediljen e pasagjerit, ku ishin vendosur kokainë.
Kokaina mund të jepte rreth 5 mln euro në tregun e shpërndarjes së drogës. Çifti shqiptar të dyshuar se ishin korrierë, u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Foggias, si përgjegjës për trafikim dhe posedim të lëndës narkotike.