Shkencëtarët kanë theksuar niveli i alarmit të një supervullkani në Zelandën e Re është rritur nga 0 në 1 për herë të parë sot pas një serie tërmetesh të vogla . Pavarësisht shqetësimeve të tyre, mundësia e një shpërthimi të vullkanit të Ishullit të Veriut “mbetet e ulët”.
Gjithashtu mësohet se shumë prej tyre ishin shumë të dobët për t’u ndjerë në tokë, më i madhi ishte një tërmet me magnitudë 4.5 më 10 shtator.
Agjencia gjeologjike, GeoNet, tha se rreth 700 tërmete të vogla janë regjistruar në Taup?, i cili është një liqen krateri i vendosur në qendër të ishullit verior të Zelandës së Re.
Është vërejtur gjithashtu deformimi i tokës rreth liqenit, teksa besohet se sistemi ekzistues magmatik ndodhet atje ku janë regjistruar tërmetet.
Duke folur për paralajmërimin e tyre, agjencia tha: Ne interpretojmë se ngritja e tokës dhe aktiviteti i tërmetit shkaktohet nga lëvizja e magmës dhe lëngjeve hidrotermale brenda vullkanit.
Si rezultat i kësaj, alarmi i nivelit vullkanik është ngritur për herë të parë që kur u prezantua në vitin 1994. Vetë sistemi ka gjashtë nivele, që variojnë nga 0 në 5, edhe pse një shpërthim është i mundur në çdo nivel.