Sulmuan ushtarët në Gramsh, dalin sot në Apel rusët e ukrainasit

Në 24 gusht nga Gjykata e Elbasanit u mor vendimi  ‘arrest me burg’ për 2 rusët dhe ukrainasin, të cilët akuzohen për spiunazh.

Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të cilët fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinë e armëve të Gramshit si dhe sulmuan dy ushtarë shqiptarë.

Tre të rinjtë kërkojnë lirimin nga burgu prandaj nis në Apelin e Durrësit gjyqi për tre shtetasit ruse dhe ukrainas, të cilët e akuzohen për spiunazh.

Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov u akuzuan për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Elbasanit akuzon të huajt se erdhën për spiunazh dhe se dëshmia e tyre është sekret.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *