U kap duke drejtuar mjetin pa leje, arrestohet 58-vjeçari, procedohet penalisht një tjetër shtetas

Një 58-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur një motoçikletë tip “Lifan” pa targa gjithashtu shtetasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

58-vjeçari akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu ka filluar precedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin F. F., 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet për të dy shtetasit i kaluan prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, u kap duke drejtuar një motoçikletë tip “Lifan” pa targa. 58-vjeçari gjithashtu nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin F. F., 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *